Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMilan synon lojtarin e Bayernit pa pagesë, Tare tenton të parakalojë Atletico...

Milan synon lojtarin e Bayernit pa pagesë, Tare tenton të parakalojë Atletico Madridin

Milani po punon për të bërë një goditje të madhe në merkato duke tentuar të afrojë Leon Goretzka-n pa pagesë kontrate nga Bayerni. Mesfushori gjerman, 31 vjeç, pritet të largohet nga kampionët gjermanë në fund të sezonit dhe disa klube të mëdha europiane janë në garë për nënshkrimin e tij.

Sipas gazetës ‘Corriere dello Sport’, ‘Djalli’ është një nga klubet më të interesuara dhe drejtori i Milanit, Tare, po përpiqet ta përshpejtojë operacionin për të mundur konkurencën, veçanërisht të Atletico Madridit, që deri tani duket rivalja më e fortë në garë.

Nëse Goretzka do të firmosë me Milanin, ai do të oforojë përvojë të madhe dhe cilësi të lartë në mesfushë, duke përforcuar skuadrën nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri. Ky transferim do të jetë i rëndësishëm sidomos për pjesëmarrjen e Milanit në kompeticionet europiane, ku do të nevojiten lojtarë me eksperiencë dhe që bëjnë diferencën.

Karriera e Goretzka-s deri tani është mbresëlënëse: ai ka luajtur 293 ndeshje, ka shënuar 47 gola dhe ka dhënë 48 asistime, duke treguar qëndrueshmëri në nivele të larta. Afrimi i tij do të ishte një vlerë e madhe e shtuar për një Milanin, që synon jo vetëm të mbajë ritmin në Serie A, por edhe të bëhet konkurrent serioz në Europë.

Kuqezinjtë po ndjekin nga afër situatën dhe janë të gatshëm të veprojnë shpejt për të përshpejtuar negociatat dhe për të siguruar mesfushorin gjerman përpara se rivalët e tij të afrohen më shumë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments