Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMilani bën tregti te Chelsea, mesfushori firmos për 4 vite me kuqezinjtë

Milani bën tregti te Chelsea, mesfushori firmos për 4 vite me kuqezinjtë

Milani ka zyrtarizuar sot transferimin e Ruben Loftus-Cheek-ut. Kuqezinjtë kanë bërë tregti te Chelsea, duke i ofruar 16 milionë euro, plus 4 milionë të tjera shtesë, për të siguruar kartonin e mesfushorit anglez.

Konfirmimi ka ardhur përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale të klubit italian. Mësohet se palët kanë firmosur një marrëveshje 4-vjeçare, duke besuar kështu në një projekt afatgjatë.

Ky është transferimi i dytë i kuqezinjve këtë verë, teksa më parë prezantuan përforcimin në katërkëndëshin e portës, Sportiello-n./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments