Eduart Rroca po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin turk. Mesfushori i njohur po bën mjaft me skuadrën e Istanbulsporit. Në një lidhje direkte me Sport Time, 27-vjeçari s’e fshehu dëshirën për të marrë një ftesë nga Kombëtarja.

Analizon shkurtimisht Superioren si dhe vlerëson merkaton e bërë nga klubet. Në fund zgjedh ekipin që mund të shpallet kampion i Shqipërisë.

“Nuk e prisja këtë performancë timen. Fatmirësisht gjërat po shkojnë shumë mirë. Të them të drejtën jemi në rrugë të mbarë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund. 3 shqiptarë në skuadër është një fakt që ndihmon goxha shumë. Me Abazajn dhe Ethemin ishim vitin që shkojmë. Fatmirësisht çdo është në rregull. Fakti që jemi të 3 këtu po ndihmojmë skuadrën shumë. Do pak kohë të njohësh lojën e njëri-tjetrin, ne po shkojmë shumë mirë.

Më mistreci i grupit? Mistreci i grupit, Kristali është pak më i çmenduri, Valoni është më i qetë.

Kombëtarja? Natyrisht që çdo lojtar e ka dëshirë dhe ëndërr të përfaqësojë ekipin kombëtar, aq më shumë ne shqiptarët që e ndjejmë kaq shumë. Po bëj mirë, pse të mos realizohet. Unë jam në pritje dhe shpresoj të kem rënë në syrin e tyre.

Kukësi? E ndjek kampionatin shqiptar në kohën kur jemi në shtëpi. Shumicën e ndeshjeve edhe s’mund t’i ndjekim. Më ka surprizuar Vllaznia, më kujton futbollin e bukur të Luftëtarit. Ndërsa skuadrat e tjera të gjitha më duken se janë dobësuar. Po flasim për gjysmën e parë të sezonit sepse në janar pati afrime. Teuta më duket kompakte, por s’po del në lojën e vet.

Merkato? Në verë më bëri përshtypje ishte kalimi i Bregut te Teuta. Priste të bënte një kalim jashtë. Edhe te Teuta ka bërë zgjedhjen e duhur sepse kanë objektiva madhorë. Ndërsa në janar nuk është një emër që më ka bërë ëoë. Por, disa goditje e kanë rritur nivelin e Superiores.

Rikthimi? Për momentin nuk e mendoj Superioren. Jam larguar me pak pishman nga Shqipëria sepse nuk fituam kampionatin vjet.

Objektivi personal? Unë s’jam tip që ëndërroj shumë. Dua të luaj në ekipet e Superligës së Turqisë. Do të ishte kënaqësi për mua dhe për karrierën time do të ishte një hap i madh të luaja në elitën turke. Që kur kemi ardhur në fillim, këto kanë qenë objektivat e skuadrës. Objektivi ka qenë minimumi “play-off”.

Po zhvillojmë një futboll të bukur. Të gjithë mediet flasin shumë për ne sepse është skuadër që ka shumë vite që bën futboll dominant. Para se të vija këtu, kam pyetur Cikalleshin, e më ka thënë mos e mendo shumë sepse të përshtatet shumë. I shohin shumë ndeshjet e Instalbulusporit.

Kampion në Superiore? Jam i dyjëzuar, nëse Vllaznia vazhdon kështu do të jetë mjaft mirë si për ekipin ashtu edhe për qytetin e Shkodrës. Kam frikën e një rënie të vogël që mund të marrin dhe sa mund ta përballojnë. Si ndjekëse të Vllaznisë shoh më shumë Partizanin dhe Teutën”, ka thënë ai./newsport/