Vllaznia e ka marre shume seriozisht punen me elementin e ri, te cilet ne sezonin e ri do te kerkoje t’i promovoje edhe ne ekipin e pare. Si rrjedhoje, pas kontratave te firmosur me Ersi Zaganjori dhe Kevin Dodaj, sot ka ardhur firma edhe me sulmuesin kryesor te ekipit U19. Edhe ai do te jete per tre vitet e ardhshme i veshur kuqeblu.

Behet fjale per Klajti Halilin i cili ne sezonin qe sapo u mbyll luajti ne 25 ndeshje me ekipin e pare dhe shenoi 13 gola me te. Por jo vetem kaq. Ai luajti edhe me ekipin e pare ne ndeshjen e fundit ndaj Skenderbeut dhe madje edhe shenoi gol duke e nisur ne menyren me te mire te mundshme aventuren e tij me fanellen kuqeblu.

Ne fakt, ai e ka patur shume prane emrin e atij qe kerkon t’i ngjasoje: Vioresin Sinanin, golashenuesin me te mire ne historine e Vllaznise dhe te kampionatit shqiptar. Halili eshte stervitur prej tij ne sezonin qe sapo u mbyll dhe natyrisht qe endrra e tij eshte te beje si legjenda e golit.

19 vjeçari e ka thene kete gje edhe ne videon e prezantimit te tij si lojtari me i ri i Vllaznise kur eshte shprehur: “Kete vit kam patur fatin te stervitem me nje emer te madh si Vioresin Sinani. Endrra dhe synimi im eshte t’i ngjasoj sadopak atij”./www.shkodrasport.com/