Nese flasim per sportin e volejbollit ne Shkoder dhe veçanerisht ate te femrave, e nese na duhet te permendim trajneret qe kane lene gjurme me punen e tyre, nje nga emrat me te suksesshem padyshim qe eshte ai i Vehbi Sulejmanit.

Jo me kot, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia kater vjet me pare, trajneri ne fjale u nderua nga Bashkia Shkoder dhe klubi Vllaznia me “Mirenjohje” si “trajneri i shekullit’ i ketij klubi ne sportin e volejbollit.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ai feston 90 vjetorin e tij te lindjes. Per fat, familja dhe komuniteti i sportit vazhdon ta kete ne mesin e tij dhe sigurisht qe ky eshte nje fat i madh. Me rastin e ketij pervjetori, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe te gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Vehbi Sulejmani ka lindur ne Shkoder me 21 maj 1933 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me volejboll dhe do te behej shpejt pjese e ekipit te te rriturve te Vllaznise me te cilin do te luante deri ne vitin 1965 duke bere rolin e pasuesit por edhe te organizatorit.

Pas perfundimit te karrieres si sportist, do te niste ate si trajner duke marre drejtimin e ekipit te te rejave te Vllaznise, pune qe do ta bente per mbi dy dekada me shume deshire e pasion dhe duke nxjerre nga duart e tij elementet me cilesore te volejbollit shkodran, disa prej te cilave me pas do te ishin edhe pjese e ekipeve kombetare.

Mjafton te intervistosh volejbollistet e atyre viteve dhe padyshim qe emra i pare te cilin ata permendin, eshte ai i trajnerit te tyre Vehbi Sulejmani. Nje njeri shume i mire, edukator e prind per te gjithe sportistet. Profesor Vehbija shquhej per qetesine e tij, per menyren e komunikimit dhe shume gjera te tjera te cilat e benin ate te veçante dhe qe fitonte respektin e te gjitheve.

Per gjithe kontributin ne vite prane volejbollit shkodran, perveç vleresimit si “trajner i shekullit”, eshte nderuar edhe me titullin “Mirenjohja e Qytetit” nga Keshilli Bashkiak Shkoder ne vitin 2014, eshte vleresuar me titullin “Nderi i sportit shkodran” nga Keshilli Sportiv i qytetit ne vitin 2006 dhe “Mirenjohje” nga Federata Shqiptare e Volejbollit ne vitin 2017.
Gjergj KOLA