Teuta ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e sotme ndaj Kastriotit. Ndonese me rezultat te ngushte 1-0, kjo i ka mjaftuar per te marre nje trepikesh te rendesishem dhe qe e ka ngjitur ne vendin e peste te renditjes.

Fakti qe durrsaket jane vetem nje pike larg Vllaznise se vendit te katert, vend qe e te çon ne Europe, tashme edhe tek Teuta jane duke e vleresuar ne maksimum kete opsion dhe nje gje te tille e ka shprehur edhe trajneri Edi Martini.

“Normalisht që jam i lumtur për këtë fitore, kishim shumë stres në këtë ndeshje dhe na duhej patjetër fitorja. E nënvlerësuam kundërshtarin dhe të them të drejtën u tremba pak. Kur kam ardhur këtu, ekipi ka qenë në vendin e fundit dhe objektivi i këtyre ka qenë të mos bien nga kategoria.

Ia arritëm shumë shpejt këtë objektiv, djemtë kanë dhënë maksimumin në këto ndeshje. Do të bëjmë çmos të mposhtim Egnatian edhe pse janë një ekip i fortë. Do të mundohemi që të shkojmë me patjetër në Europë.” – tha Martini.