Ish-mesfushori i Interit Tiago Mota është zyrtarizuar si trajner i skuadrës së Serisë A, Specia.
Mota do të zërë vendin e Vinçenzo Italiano i cili pak ditë më parë u ul në stolin e Fiorentinës.
Prej disa ditësh flitej për afrimin e ish-mesfushorit, por ditën e sotme gjithçka u bë konkrete. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit duke i uruar mirëseardhjen.
Tiago Mota do të gjejë te Specia dhe mbrojtësin e Kombëtares, Ardian Ismajlin i cili është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.