Armando Broja ka shënuar sot debutmin e tij në kampionatin holandez të futbollit, ku tashmë është pjesë e Viteses. Sulmuesi i ri i përfaqësueses shqiptare ka luajtur minutat e para në ndeshje zyrtare me ekipin e tij të ri, në suksesin 1-0 ndaj Valvijk në javën e pare të kampionatit.

Për Brojën ishin rezevuar vetëm pak minuta në fundin e sfidës. Ai u aktivizua nga trajneri në minutën e 85-të të takimit, por sulmuesi dhe menjëherë sinjale se mund të sillte diçka të re në sulmin e Viteses pasi krijoi dy raste për gol me një gjuajtje në portë filimisht e më pas me një shpërthim në krahun e djathtë, ku kaloi edhe portierin.

Por vetëm ndërhyrja e një mbrojtësi i hoqi topin ndërsa po i drejtohej rrjetës duke I mohuar gëzimin e golit në debutim.

Broja pritet të fitojë më shumë minuta në ndeshjet në vijim, pasi Çelsi e ka huazuar ate te Vitese që të luajë rregullisht e të bëhet gati, pasi planifikohet që shumë shpejt ai t’i bashkohet skuadrës së parë të ekipit londinez, i cili ka shpresa të mëdha se Broja do të bëhet një lojtar i madh. /vipsport/