Kategoria Superiore U-19 ka arritur tashmë në fazën play-off dhe play-out, ku do të përcaktohet edhe fituesi kombëtar dhe skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Parë për sezonin 2022-2023. Pas shpalljes së skuadrave fituese për Grupet A dhe B në këtë grupmoshë, KF Partizani në grupin A dhe FK Apolonia në grupin B, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar dhe ҫiftet e fazës vendimtare të sezonit.

Në bazë të rregullores së kompeticionit, u përcaktua kalendari i ndeshjeve, ku në fazën play-off skuadrat e renditura në vendin e 1 (parë) të 2 (dytë), të 3 (tretë) dhe të 4( katërt) të grupeve “A” dhe “B” pas përfundimit të Kampionatit të Kategorisë Superiore U-19 do të zhvillojnë ndeshje direkte me një takim të percaktuar nga skema e mëposhtme:

Play-off Turi 1/4

1A – 4B;

1B – 4A;

2A – 3B;

2B – 3A

Siç shikohet, Vllaznia si e renditura e dyta e grupit A, do te ndeshet me skuadren e trete te grupit B pikerisht Football Republic, ndeshje kjo qe do te luhet te dielen ne oren 15.00 ne Peze- Helmes.

Më poshtë do të njiheni me çiftet e fazës play-off për Kategorinë Superiore U-19: