Vllaznia ne futboll per femra nga sot eshte zyrtarisht kampione e Shqiperise, titull ky qe eshte i 9-ti rradhazi duke treguar edhe njehere tjeter se vazhdon te jete e pathyeshme.

Ndonese ekipi shkodran ka per te luajtur edhe nje ndeshje, ate ndaj Skenderbeut, ai eshte kampion edhe matematikisht pasi diferenca prej 8 pikesh me Apolonine e vendit te dyte e cila ka per te luajtur edhe dy ndeshje, eshte e parikuperueshme nga fieraket.

Pasditen e sotme vajzat kuqeblu kane luajtur ne Kamez nje ndeshje te prapambetur te kampionatit, ate ndaj Kinostudios te cilen e kane fituar me rezultatin e thelle 12-0.

Protagpnistja kryesore e suksesit te sotem ishte e zakonshmja Megi Doçi e cila shenoi plot 5 gola qe ne pjesen e pare, nderkohe qe po ne kete pjese do te shenonin edhe Ilarja Zarka dhe Esi Lufo.

Ne pjesen e dyte Doçi do te shenonte edhe 4 gola te tjere, 9 ne total ne kete ndeshje, nderkohe qe takimi do te mbyllej me golin e shenuar nga futbollistja e re Klaudia Borci. Perfundimisht 12-0 per Vllaznine qe merr nje tjeter fitore ne kete kampionat, por kete here fitore me arome titulli.

Ceremonia e dorezimit te medaljeve dhe e kupes do te zhvillohen javen e ardhshme ne Shkoder, pas perfundimit te ndeshjes se fundit te kampionatit, asaj ndaj Skenderbeut.

Titulli i ketij sezoni eshte i 9-ti rradhazi per ekipin e Vllaznise qe e ka nisur kete seri suksesesh ne sezonin 2013-14 me shpresen per te mos u ndalur serish edhe ne vitet e ardhshme dhe per te rregjistruar te tjera rekorde./SHKODRA-SPORT.COM/