Shtyrja e kampionatit ka vene ne levizje te gjitha skuadrat te cilat po e shfrytezojne kete periudhe per zhvillimin e ndeshjeve miqesore, ndeshje keto qe i ndihmojne per te testuar veten.

Keshtu po ndodh edhe me Vllaznine e cila deri tani ka zhvilluar 6 ndeshje miqesore, por ka gati edhe nje tjeter. Ate qe do te zhvilloje diten e marte ne kryeqytet ndaj Tiranes.

Por nderkohe behet e ditur se nje dite me pas, pra te merkuren, ekipi shkodran mund te zhvilloje nje tjeter ndeshje miqesore. Kete here ndaj ekipit te kategorise se pare, Burrelit, skuader kjo qe siç dihet, sivjet drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj.

Nje gje e tille nuk konfirmohet ende nga kampi shkodran, por jane burrelasit qe e kane bere te ditur ate. Sipas tyre, kjo ndeshje pritet të nxjerrë edhe njëherë në pah vlerën e skuadrës së këtij sezoni të krijuar jo vetëm për t’i bërë ballë kategorisë së parë, por edhe për të qenë pretendentja kryesor për superligë.

Mbase mund te ndodhe edhe keshtu dhe te merkuren te jene ne fushe lojtaret e formacionit te dyte te Vllaznise, pra ata qe nuk do te luajne diten e marte ndaj Tiranes.
www.shkodrasport.com