Për 24 orë, Milani do të kryesojë i vetëm në Serinë A. Me meritë të plotë pasi po tregon një formë fantastike në kampionat duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi.

Në “San Siro”, kuqezinjtë luajtën përballë Torinos që e vuri shumë në vështirësi skuadrën e Piolit me disa raste të pastra por ai që vendosi fatin e ndeshjes ishte Giroud.

Francezi përfitoi në një goditje këndi nga Kruniç në 14’ për ta shtyrë topin në rrjetë dhe pas golit, Milani u tregua shumë i kujdesshëm për ta menaxhuar lojën. Në pjesën e dytë Torino kishte një mundësi të artë me Sanabrian në 76’ por portieri Tatarusanu ishte në lartësinë e duhur sonte.

Mes vuajtjeve, kuqezinjtë morën 3 pikë të rëndësishme në këtë përballje duke shkuar e qetë për ndeshjen e fundjavës teksa janë dhe liderë të Serisë A për momentin./Ora News/