Shqipëria pëson humbjen e dytë në eliminatoret e Botërorit në futboll për femra. Pas fitores së shkëlqyer ndaj Armenisë me rezultatin e thellë 5-0, vajzat e drejtuara nga Grima humbën një ndeshje direkte me Poloninë në përpjepjet për vendin e tretë.
Në Tychy Stadium, vendaset luajtën më mirë dhe na mundën 2-0 me nga një gol për pjesë teksa edhe paraqitja e vajzave kuqezi ishte në rritje dhe pozitive. Dy raste të rrezikshme krijuan skuadra jonë por pa arritur të shënojnë.
Kombetarja polake i ka shenuar te dy golat e saj ne limitet e te dy pjeseve, pikerisht ne minutat 42 dhe 89, por duhet thene se paraqitja e ekipit tone ka qene vertete e mire.
Gjithsesi, Shqipëria mbetet në vendin e katërt në renditje me 4 pikë pas katër ndeshjesh teksa sfidat e radhës tani janë në Nëntor ndaj Norvegjisë dhe Kosovës.