Monday, March 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMilani lider i derbeve në shenjën e Allegri-t, por të ardhmen e...

Milani lider i derbeve në shenjën e Allegri-t, por të ardhmen e tij e vendos… merkato

y derbi, dy fitore. Te Milani nuk ndodhte që nga sezoni 2010/2011. Dhe 15 vite më pas kuqezinjtë rikthehen të diktojnë ligjin e tyre në sfidat ndaj Interit me një element të përbashkët: trajnerin Massimiliano Allegri.

Në atë kohë u fitua titulli, këtë herë duket më e vështirë, duke parë 7 pikët avantazh të zikaltërve. Është i paevitueshëm fakti që trajneri toskan ka bërë një ndryshim të madh te Milani, duke e çuar ekipin në një nivel të lartë. Jo atë që tifozët e tij ishin mësuar kohë më parë, por Maignan me shokë janë kompetitivë. Pa harruar merkaton e verës, vërtet mjaft e mirë.

E pikërisht blerjet dhe shitjet do të përcaktojnë edhe fatin e vetë Allegri-t. Ai ka thënë publikisht shpesh se ka kontratë deri në 2027-ën, por po ashtu ka theksuar nevojën “për të punuar të gjitha bashkë për të mirën e Milanit”. Allegri i ka dhënë sinjale klubit: sapo të arrihet pjesëmarrja në Champions, duhet saktësuar ajo që vjen më pas. Trajneri 58-vjeçar kërkon qartësi dhe vizion të përbashkët për merkaton.

Ndonjë fërkim me drejtuesit ka pasur më parë. Në janar Allegri nuk e mori mbrojtësin që kërkonte. Për pak nuk erdhi Mateta nga Crystal Palace, një sulmues që trajneri e pëlqen. Pa folur për Andrè të Corinthians, që Milani po e ndjek. Shumë gjëra për të ardhmen e trajnerit do të vendosen nga merkatoja e Igli Tares në verë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments