HomeKRYESOREMilani në krizë, Pioli ndihet si 'peshku pa ujë' pa Maldinin dhe...

Milani në krizë, Pioli ndihet si ‘peshku pa ujë’ pa Maldinin dhe Ibrahimoviç

“Milani në krizë, Pioli në hall pa Maldinin dhe Ibrën”, – shkruan “Tuttosport”, teksa analizon kuqezinjtë në prag të ndeshjes së tyre ndaj Napolit. Një sfidë që vjen në një moment mjaft delikat, pas disfatës 3-0 në “Parce des Princes”, në Ligën e Kampionëve. Sportivja torineze vazhdon më tej: “Mbrojtja kuqezi vuan dhe sulmi nuk shënon, Milani zhytet në errësirë pas rezultateve të fundit, sidomos pas 3-0 në Paris ndaj PSG-së.

Piolit i takon të gjejë zgjidhjen për të përmbysur trendin duke nisur nga ndeshja e radhës, ndaj Napolit. Një sfidë bazë për rrugëtimin e kuqezinjve. E sigurt është se në momentin e parë të vështirë të sezonit po bën shumë zhurmë mungesa e një “lider maximo” në dhomat e zhveshjes si Zlatan Ibrahimovic dhe e një menaxheri me karizmën dhe staturën morale të Paolo Maldinit”.

Milani ecën përpara me Stefano Piolin, gurthemelin e projektit të kuqezinjve. Kjo u shfaq në orët pas humbjes ndaj PSG-së. Orë delikate, por që nuk çuan në ndryshimin e njeriut të stolit. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, klubi bëri këtë arsyetim: në Paris, kundër një skuadre që shpenzon shumë më tepër dhe është padyshim më e fortë, mund të ndodhë që të humbasësh (edhe pse ndoshta jo kështu).

Ndaj, fokusi është te ndeshja e së dielës në mbrëmje kundër Napolit, për të mbyllur një triptik të zjarrtë që nisi me Juventusin dhe vijoi me PSG-në. Megjithatë, mbeten disa tema taktike që nxori në pah ndeshja ndaj parizienëve: agresivitet i lartë, ekip i gjatë, vështirësi në mbrojtje dhe duelet një kundër një, mungesë finalizimi. Do të nevojiten zgjidhje të reja, ndoshta më pak ekstreme se 3-5-1-1./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments