Italia U17 ka kaluar edhe Portugalinë në çerekfinale teksa e ka mundur 1-0 dhe tashmë e sheh veten në katërshen e ekipeve më të mira të Europës që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për fitimin e Kampionatit Europian.

Pasditen e sotme, në Dublin italianët kanë arritur fitoren e katërt në këtë kompeticion të rëndësishëm dhe nëse ata kanë kaluar më tej, kjo është edhe për meritë të portierit shkodran që është pjesë e saj, Marco Molla.

Me pritjet e tij sidomos në pjesën e dytë, ai ka ruajtur avantazhin e krijuar nga Togya që në minutën e 26-të dhe në këtë mënyrë axurrët kanë avancuar më tej.

Për të vërtetuar këtë çfarë thamë për formën e shkëlqyer të portierit shqiptar Molla, lexoni më poshtë komentet e mediave italiane për këtë ndeshje: