Është 22 vjeç dhe ka shënuar 30 gola në La Liga me fanellën e Selta Vigos. Kjo ka bërë që disa  nga klubet më të mëdhenj në Europë t’i kthejnë sytë tek ai dhe të bëjnë gati ofertat për ta blerë në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për Maksi Gomez, një nga talentet e futbollit uruguaian, që sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të luajë në Premier League.

Për këtë futbollist ka një interesim mjaft serioz nga dy klubet finaliste të Champions League, Liverpuli dhe Totenhemi. Në merkaton e dimrit ishte Uest Hemi që tentoi ta blinte sulmuesin, por nuk ia arriti qëllimit.

Tani situata ndryshon dhe Totenhemi është në garë me Liverpulin për Maksi Gomezin. Klauzola për prishjen e parakohshme të kontratës është 50 milionë euro për futbollistin e Selta Vigos. / Vipsport/