Që në momentin kur erdhi në stolin e Lushnjës, trajneri shkodran Hysen Dedja mori garancinë e drejtuesve të klubit se do të kishte ndërhyrje në merkaton e dimrit, në mënyrë që skuadra të forcohej për pjesën e dytë të sezonit.

Por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Trajneri Dedja ka testuar disa lojtarë dhe ka dhënë miratimin e tij, por nga klubi nuk është mbuluar anan financiare. Memini dhe një lojtar rus u pëlqyen nga Dedja, por më pas ish-lojtari i Kukësit iku në Kosovë dhe me shumë vështirësi trajneri shkodran mundi të mbajë në ekip Përgjinin. Shumë pak për të forcuar skuadrën.

Burime të “Vipsport.al” pranë klubit të Lushnjës mësojnë se trajneri Hysen Dedja ka mbetur i zhgënjyer, sepse nuk i është plotësuar asnjë dëshirë në merkaton e dimrit dhe ai ka menduar edhe largimin nga stoli i Lushnjës.

Jo vetëm kaq, por në rrugë jo zyrtare trajnerit i është kërkuar që në grupin e skuadrës të mbeten disa lojtarë veteranë vendës. Nuk janë përmendur emra, por kuptohet lehtë se kush janë ata.

Në këto kushte, nuk është aspak çudi që trajneri Hysen Dedja të vendosë për t’u larguar nga stoli i Lushnjës./Vipsport/