Është një Milan që nuk duket se dëshiron të ndalet me Gattuson në drejtim. Ekipi i kuqezinjve, i pamposhtur në vitin 2018, arrin të kapërcejë në finale të Kupës së Italisë, falë penalltive, kundër Lazios.

Në finale do të ballafaqohet me Juventusin. Trajneri kuqezi, i intervistuar nga mikrofonët e “Rai Sport”, shpjegoi:

“Lazio është një ekip që ka shënuar shumë . Eshtë një nga ata që ka më shumë gola se çdokush tjetër në Europë.

Jemi ballafaquar me një skuadër shumë të fortë, e cila ka teknikë dhe fizik. Ne kemi qenë mirë.

Immobile nuk ka qenë kurrë në gjendje të gjejë thellësinë, luajtëm si një ekip, duke e ditur se do të vuanim. Milani bëri ndeshjen që kishte përgatitur”.

Gattuso ka komentuar gabimin dramatik të Kalinicit, disa sekonda para përfundimit të lojës: “Më duhet të punoj me kokën e lojtarit.

Pastaj, e dimë se në futboll mund të bësh gabime. Ai po lufton me një problem fizik, por e ka vënë veten në dispozicion. Eshtë për të ardhur keq që nuk mund ta gjejë golin. Ende po flasim për një kampion”.

Është një Milan që nuk duket se dëshiron të ndalet me Gattuson në drejtim. Ekipi i kuqezinjve, i pamposhtur në vitin 2018, arrin të kapërcejë në finale të Kupës së Italisë, falë penalltive, kundër Lazios.

Në finale do të ballafaqohet me Juventusin. Trajneri kuqezi, i intervistuar nga mikrofonët e “Rai Sport”, shpjegoi:

“Lazio është një ekip që ka shënuar shumë . Eshtë një nga ata që ka më shumë gola se çdokush tjetër në Europë.

Jemi ballafaquar me një skuadër shumë të fortë, e cila ka teknikë dhe fizik. Ne kemi qenë mirë. Immobile nuk ka qenë kurrë në gjendje të gjejë thellësinë, luajtëm si një ekip, duke e ditur se do të vuanim.

Milani bëri ndeshjen që kishte përgatitur”.Gattuso ka komentuar gabimin dramatik të Kalinicit, disa sekonda para përfundimit të lojës:

“Më duhet të punoj me kokën e lojtarit. Pastaj, e dimë se në futboll mund të bësh gabime. Ai po lufton me një problem fizik, por e ka vënë veten në dispozicion.

Eshtë për të ardhur keq që nuk mund ta gjejë golin. Ende po flasim për një kampion”./telesport/