Saturday, March 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMilani triumfon ndaj Torinos, ‘Djalli’ shkon -5 pikë nga Interi

Milani triumfon ndaj Torinos, ‘Djalli’ shkon -5 pikë nga Interi

Milani rikthehet te fitoret në Serie A pas një ndeshjeje të vështirë ndaj Torinos, duke fituar 3-2 në “San Siro” dhe duke u afruar momentalisht në -5 pikë nga Interi.

Pjesa e parë ishte e komplikuar për kuqezinjtë. Torino krijoi disa raste të rrezikshme me Pratin dhe Simeonen, ndërsa Vlasic e shqetësoi portierin Maignan, i cili bëri pritje vendimtare, duke shmangur golin e Zapatas.

Milani reagoi me Bartesaghi-n dhe Rabiot dhe në minutën e 37’ Pavlovic shënoi me një goditje të bukur nga distanca, duke kaluar skuadrën në avantazh 1-0. Por Torino nuk u dorëzua: Simeone barazoi shifrat 1-1 në minutën e 44’ dhe pjesa e parë u mbyll pa fitues.

Në fraksionin e dytë, Milani ishte më agresiv. Pulisic dha asistin për golin e Rabiot në minutën e 54’, ndërsa Fofana realizoi të tretin vetëm dy minuta më pas, 3-1.

Torino reagoi pas zëvendësimeve të D’Aversa-s dhe arriti të ngushtonte diferencën me golin e Vlasic me penallti në minutën e 83’, duke vendosur rezultatin final 3-2.

Kjo fitore rikthen besimin tek Milani dhe vendos presion mbi Interin, i cili kryeson tabelën, ndërsa kuqezinjtë mbeten të vendit të dytë me -5 pikë diferencë për momentin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments