Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville nuk mendon se trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është i përshtatshëm për Djajtë e Kuq.m

Southgate ka qenë i lidhur shumë postin e trajnerit të Man Utd, si pasues i Erik ten Hag, i cili tashmë është konfirmuar trajner i ekipit edhe për sezonin e ri.

Megjithatë, legjenda e Djajve të Kuq, Neville nuk e sheh si të përshtatshëm trajnerin aktual të Anglisë, të cilin e cilëson si të ngathtë.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ata të presin për Southgate. Nuk mendoj se ata do ta lënë atë të vazhdojë pas Euro 2024 pasi kjo do të fillojë të duket e ngathët dhe më e ngathët”, ka thënë fillimisht Neville.

“Sa më gjatë të vazhdojë kjo, aq më shumë njerëz do të mendojnë se Southgate është në kornizë dhe kjo do ta kthejë nxehtësinë ndaj tij. Unë në fakt nuk e shoh Gareth në Manchester United si të përshtatshëm për të apo për klubin”.

“Por pavarësisht kësaj, nëse ata e duan atë, nuk mendoj se Gareth do të rrezikonte reputacionin e tij, për integritetin, duke bërë ndonjë gjë për të rrezikuar këtë edicion të Euro 2024”.

“Si i tillë, nuk mendoj se ai do të jetë trajneri i Manchester United në fillim të sezonit të ardhshëm”, përfundoi legjenda e Djajve të Kuq. /Telegrafi/