Gjashte afrime jane bere deri tani te Vllaznia ne merkaton e kesaj vere te nxehte: Ildi Gruda ishte i pari qe firmosi, me pas Eslit Sala, Darko Dodev, Konstantin Cheshmedjiev, Redan Dragoshi dhe Milos Stojanoviç.

Nga keta 6 lojtare deri me tani, figuren me te mire ne stervitje, por edhe ne miqesoren e djeshme ndaj NK Medjugorje po e ben mbrojtesi serb Milos Stojanoviç. Ish- lojtari i Kastriotit ofron siguri me lojen e tij ne prapavije, nderkohe qe eshte shume i sakte edhe me nxjerrjen e topave te gjate nga zona.

Ndonese eshte heret per te folur, por edhe pjestare te stafit teknik jane te mendimit se Stojanoviç do te jete blerja me e goditur e skuadres, te pakten deri me tani.

Kjo ne fakt eshte shume e rendesishme sepse Vllaznia ka shfaqur shume probleme ne repartin e mbrojtjes sezonin e kaluar dhe me Stojanoviç prapa, gabimet pritet te jene me te vogla. Tashme mbetet per t’u pare edhe skema me te cilen do te luajne kuqeblute.

Nese Memelli do te preferojne lojen me 3 mbrojtesva prapa, Stojanoviç do ta firmoje kete repart bashke me Juriç dhe Cheshmedjiev. Por edhe po te luhet me kater ne prapavije, serish serbi eshte i padiskutueshem ne formacion./SHKODRA-SPORT.COM/