Milot Rashica ka reaguar pas një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ku thuhej se ai dëshiron të luajë për Real Madridin.
Mesfushori i Verder Bremenit, ka hedh poshtë lajmin që qarkullon në rrjetet sociale, ku thuhet se gjoja Rashica preferon Real Madridin dhe se ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo është i preferuar i tij.
Në postimin në rrjetet sociale është shkruar: ”Qysh kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje.”
Këtij postimi, Milot Rashica iu përgjigj me një pyetje të thjesht: “Pse po rreni?”.