Ne 4 ndeshjet e fundit ka arritur te marre maksimumin: 12 pike dhe si rrjedhoje KF Shkodra U17 vijon ngjitjen ne renditje dhe tashme me 29 pike eshte shume prane kreut duke qene me pike te barabarta me Vllaznine.

Por ndryshe nga fitoret ndaj Tiranes, Vllaznise dhe Brians, ne te cilat skuadra e siguroi suksesin gjate ndeshjeve, sot ne takimin e rradhes, ate ndaj Shkendise se Durresit, eshte dashur minuta e 93-te per te shenuar golin e fitores qe i dha suksesin 3-2 ndaj ketij kundershtari.

Takimi i zhvilluar ne Shkoder ka patur shume emocione. Ne fillim kane qene miqte te cilet kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Stasit qe ne minuten e 3-te te ndeshjes.

Nje gol qe i ka gjetur te papergatitur shkodranet te cilet mundohen te reagojne dhe pas disa perpjekjeve, ka ardhur edhe goli i barazimit. Autori i tij eshte Albi Shpuza qe ka shenuar ne minuten e 28-te nderkohe qe po ky futbollist tete minuta me vone do te shenonte edhe golin e dyte, ate te avantazhit dhe pjesa e pare u mbyll 2-1 per KF Shkodra.

Me kete rezultat u krijua serish bindja qe vendasit nuk do te kishin problem per ta fituar ndeshjen, por nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 54-te Shkendia e Durresit do te barazonte shifrat me ane te Kurtit.

2-2 dhe minutat kalojne duke shtuar edhe presionin tek djemte e drejtuar nga trajneri Piraniqi te cilet edhe nxitoheshin para portes ne perpjekjet e tyre per ta shenuar me çdo kusht golin e fitores.

Dhe ne fakt ai do te dilte ne drite pikerisht ne minuten e 93-te kur ka qene futbollisti Endri Shkambaj, i futur ne loje ne pjesen e dyte, i cili do ta dergonte topin ne rrjete duke shenuar golin e trete, ate me te rendesishmin, te fitores se KF Shkodres.
www.shkodrasport.com