Në fillim ishte vetëm një prej portierëve të akademisë së Lacios. Më tej u bë një prej portierëve rezervë te skuadra e parë dhe tanimë është garancia e bardhekaltërve në Serinë A por edhe në Europa Ligë.

Në të gjitha ndeshjet zyrtare të skuadrës së Lacios, Strakosha numëron 1440 minuta mes kampionatit dhe të gjitha kompeticioneve zyrtare.

Portieri i Kombëtares është bërë njeriu më i besuar i trajnerit Inzagi duke e aktivizuar me minutazh maksimal. Pas tij, është Açerbi njeriu i dytë për nga renditja e minutazhit.

Ky i fundit numëron 1420 minuta aktivizim mes kampionatit dhe Europa Ligës. Për portierin shqiptar, nuk kanë munguar edhe elozhet e vazhdueshme nga figura të ndryshme në Itali.