HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMiqësore luksi me Romën, klubi i Partizanit publikon çmimet e biletave

Miqësore luksi me Romën, klubi i Partizanit publikon çmimet e biletave

Partizani do të luajë me Romën në datën 12 gusht në “Air Albania” në një miqësore luksi. Për këtë takim, janë publikuar edhe çmimet e biletave dhe ka relativisht çmime të lira, ku tifozët që duan të ndjekin takimin në stadium, mund të paguajnë duke nisur nga 400 lekë.

Për tribunën VIP, biletat do të kushtojnë 5 mijë lekë ndërkohë që tribunat qendrore krah VIP-it, kushtojnë nga 2 mijë e 500 lekë. Tribuna përballë do të ketë çmimin 600 lekë ndërkohë që tribunat pas porte janë 400 lekë.

NJOFTIMI I KLUBIT

“MIQËSORE

NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – AS ROMA

E SHTUNË 12 GUSHT
ORA 20:00

“AIR ALBANIA STADIUM”

Ju njoftomë se për ndeshjen miqësore FK Partizani – AS Roma, çmimet e biletave në tribunat e stadiumit “Air Albania” do te jenë:

TRIBUNA – VIP kushtojnë 5 000 Lekë
Biletat në Tribunat W:
Sektorët: W01 – W107 kushtojnë 2 500 Lekë

Biletat në Tribunën E (përballë)

Sektorët: E101 – E210, do të kushtojnë 600 Lekë

Biletat në tribunat N dhe S (pas porte)

Sektorët: N101 – N207, S101 – S205 kushtojnë 400 Lekë

Biletat mund ti siguroni nga dita e sotme online

si dhe pranë pikës së shitjes duke filluar nga ora 16.00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe çdo ditë nga 10:00 deri në 19:00”, shkruan klubi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments