Në fillim u mendua të luhej në “Camp Nou” me prezencën e 20 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit, por ditën e djeshme është arritur marrëveshja përfundimtare mes klubit katalanas dhe institucioneve në Katalonjë për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin e ekipit B “Johan Krojf”.
Gjithashtu, do të jenë të pranishëm afro 3000 tifozë. Sipas institucioneve kjo ndeshje ishte e vështirë për t’u zhvilluar në “Camp Nou”, sepse nuk ka një protokoll të përcaktuar mirë për tifozët që do të futeshin në stadium.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Juventusit, e vlefshme për trofeun “Gamper” do të luhet më datën 8 gusht dhe do të sfidohen si skuadrat kryesore, ashtu edhe ato të femrave