Vllaznia do te luaje pasditen e sotme ndeshjen e pare miqesore ne token austriake, atje ku eshte duke zhvilluar fazen pergatitore ne prag te nisjes se sezonit te ri.

Ajo do te ndeshet ne oren 18.30 ndaj ekipit FCM Traiskirchen ne stadiumin “Sportschule Lindabrunn” dhe padyshim qe pritet me interes nga sportdashesit shkodrane te cilet duan te shohin skuadren e tyre ne fushe per here te pare gjate kesaj periudhe.

Per t’i ardhur ne ndihme atyre ka menduar vete klubi kuqeblu i cili do ta transmetoje kete takim miqesor drejteperdrejte ne faqen e tij ne facebook. Natyrisht qe kjo eshte diçka shume pozitiv dhe pritet te ndiqet me interes nga tifozet kuqeblu.

Ata kane deshire te shohin sjelljen ne fushe te lojtareve te sapoardhur tek Vllaznia, por edhe formacionin, menyren e te luajturit dhe shume gjera te tjera. Kuptohet qe niveli i kundershtarit sot nuk eshte shume i larte, megjithate vete stafi teknik e ka kerkuar keshtu sepse skuadra shkodrane vjen pas nje periudhe me ngarkesa stervitore dhe nuk do te jape me te miren e saj./SHKODRA-SPORT.COM/