Vllaznia do te luaje sot ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” miqesoren e rradhes, ate ndaj Beses se Kavajes. Nje miqesore qe do te jete nje test per te dy skuadrat ne prag te nisjes se sezonit te ri.

Por sakaq, ne kampin shkodran kjo miqesore do te sherbeje per te pare edhe gjendjen e disa lojtareve qe kane ardhur se fundi nga merkato.

Trajneri Brdariç po i sheh çdo dite ata ne fushen e stervitjes dhe padyshim qe do te kerkoje t’i shohe edhe ne ndeshje, per te dale ne nje konkluzion perfundimtar se cili eshte niveli dhe gjendja e tyre.

Vllaznia e sivjetme ka pesuar shume ndryshime ne krahasim me ate te vjetshmen dhe kuptohet qe lojtaret e ardhur duan kohen e vet qe te ambjentohen si duhet me grupin.

Megjithate e rendesishme eshte se kontigjenti i lojtareve eshte i bollshem dhe kjo i jep mundesine stafit teknik te kete zgjedhje te ndryshme./SHKODRA-SPORT.COM/