HomeKRYESOREMiqësorja me Arabinë Saudite, ish-lojtari i Partizanit thirret në aksion nga Reja

Miqësorja me Arabinë Saudite, ish-lojtari i Partizanit thirret në aksion nga Reja

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 26 tetor miqësore me Arabinë Saudite, një ndeshje që shumë prej lojtarëve të kombëtares do të jenë jashtë saj, për shkak se luajnë me klubet e tyre, teksa trajneri Edy Reja do provojë lojtarë të rinj.

I pari që ka marrë ftesën e teknikut italian është ish-futbollisti i Partizanit.

Sipas “Newsport.al” bëhet fjalë për Jasir Asanin, i cili luan në Hungari me Kisvardën, ku në ndeshjet e fundit ka bërë paraqitje të mira.

Mbetet të shikohet nëse klubi hungarez do të lejojë Asanin të jetë pjesë e këtij grumbullimi për miqësoren e programuar, pasi Kisvarda do të luajë ndeshje të rëndësishme në kampionatin hungarez.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments