Laçi dhe Vllaznia luajnë sot në 13:45 për javën e 19 të Superligës. Sfida pritet vendimtare për të mësuar skuadrën që do jetë në garë me kryesuesit e Tiranës.

Për vendasit, trajneri Mirel Josa do ketë jashtë Shehun e pezulluar.

Largimi i Lushkjës ka lënë boshllëqe në mesin e fushës, me Josën që pritet t’i besojë Qatos, Deliut dhe njërit mes Ujkës apo Spahiut. Në dy sfidat e para të këtij sezoni mes skuadrave, Vllaznia ka dy fitore.

Formacioni i mundshëm:

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Malota, Turkaj, Deliu, Qato, Ujka (Spahiu), Zarubica, Mazrekaj, Guindo