Kukësi do të përballet me Teutën në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Goglat vendosen që nënkampionët e Shqipërisë të luajë kundër “Djemve të Detit”, kampiones në fuqi në këtë kompeticion.

Për shortin ka folur Mirel Josa për kanalin zyrtar të klubit ku është shprehur se Kupa është objektiv primar i verilindorëve. Ai nuk heq dorë nga kampionati, megjithatë kërkon t’i marrë gjërat shtruar.

“Kupa është objektiv të cilin e kam gjetur kur kam marrë drejtimin e skuadrës së Kukësit. Kampionati ishte larg por varet si shkojnë gjërat dhe nuk duhet të flasim para kohe që më pas të ndryshojmë qëndrim.

Duhet të shohim nga ndeshja e radhës që është ndaj Teutës që e kemi rival edhe në Kupë“, ka thënë Mirel Josa./newsport/