Mirel Josa e nis me rekord përvojën e tij të tretë në krye të Vllaznisë.

Trajnerit tiranas i mjaftuan vetëm pak javë për të hyrë në histori si trajneri shqiptar me më shumë trofe.

Në dy eksperiencat e para te kuqeblutë nuk kishte mundur të fitonte diçka, por e bën në të tretën, duke I shtuar palmaeresit të tij trofenë e 12-të, duke e shndërruar më të titulluarin e historisë.

E ndante këtë rekord me Zihni Gjinalin, tani mund të krenohet për faktin se mbetet i pakonkurrueshëm në këtë statistikë: 5 kampionate, 4 Kupa dhe 3 Superkupa, duke lënë pas Zihni Gjinalin (11 trofe).