Kristian Pilisiç është shumë pranë kaimit te klubi i Çesit. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Dortmund është i gatshëm ta lëshojë lojtarin amerikan, por vetëm gjatë merkatos së verës.

Këtë vit ekipi verdhezi po bën mjaft mirë duke udhëhequr në krye të klasifikimit, i ndjekur nga ekipi i Bajern. Dortmund nuk ka pranuar të heqë dorë që në merkaton e janarit për shkak të konkurenës që tani ka në kampionat dhe sepse ata duan të ruajnë vendin e parë.

Por, për faktin se mesfushori amerikan nuk ka dashur të rinovojë dhe ata kanë zbuluar zëvendësuesin e Pulisiç, i cili është Sanço, Dortmund është i gatshëm të pranojë 50 milionë euro nga Çelsi për “yllin” e tyre.