Fatmir Mëneri ka folur për humbjen e Tiranës në transfertë kundër Teutës. Bardheblutë u mposhtën minimalisht 1-0, ndërsa gazetari i njohur sportiv theksoi motivimin e durrsakëve për ta fituar doemos këtë takim. Në emisionin Rubrika Sportive, ai u shpreh:

“Do të vinte një ditë që do të ndalohej. Qëlloi sot që Kukësi kishte një ndeshje relativisht të lehtë dhe tani e ka hapur kampionatin.

I duhet thënë një faleminderit Teutës. Ka vite që nuk e kam parë aq të motivuar ekipin durrsak. Për Tiranën s’ka qenë asnjëherë e lehtë Teuta.Ka qenë një kockë jo e lehtë për t’u kapërdirë.

Nuk është të luash në Durrës si të shkosh në plazh. Një nga përshtypjet që pata ishte gjendja e përgjithshme e skuadrës në planin fizik. Duke parë këtë goditje të madhe është një zile, kambanë e fortë që tregon se Kukësi është aty”./newsport/