Lushnja u mposht ditën e sotme nga Apolonia në derbi, me rezultatin 3-1, me fierakët që tashmë kanë kaluar në krye të renditjes.

Megjithatë shumë i irrituar ka qenë trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, i cili ka qenë i pakënaqur me vendimet e arbitrave. Gjithashtu ai është shprehur se është një rregullore, që nëse ata thotë të vërtetën ndëshkohen.

“Çfarë ndodhi, pasi kaluat të parët në avantazh dhe më pas u përmbysët? Nuk e patë ju çfarë ndodhi?! Ju e dini, që është një rregullore, që po thamë të vërtetën e hamë. Mund ta shikoni ndeshjet.

E patë çfarë penallti u dha?! Do bëjmë pak humor, se për kështu u bë kjo ndeshja sot. Vëllai im e ka shumë qejf peshkun. Shkoi njëherë dhe mori një peshk të madh.

Kur e solli në shtëpi po e qëronte nëna dhe kur e pashë unë, ky peshku i madh e kishte një peshk të vogël brenda.”, u shpreh Gjyla për “Rtsh” pas ndeshjes.