Alban Xhaferri është kandidati për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Biznesmeni shkodran është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku flet rreth situatës së kuqebluve.

Skuadra shkodrane rrezikon të luajë duelin “play-out”, diçka që duhet të evitohet sipas Xhaferrit. “Të jep shije të keqe situata e skuadrës.

Vllaznia duhet të futet në çdo sezon me objektiv titullin, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë.

Për fat të keq, ka 8 vite që Vllaznia ndodhet në ujëra të këqija, madje u rrëzua në Kategorinë e Parë për 100-vjetor.

Tifozët janë të pakënaqur, shpresojmë të evitojmë ndeshjen e play-out dhe më pas të mobilizohemi për sezonin e ri, me një administrim të ri“, deklaron Xhaferri. /abcnews/