Jorgo Meksi vijon të jetë jashtë fushës. Mbrojtësi i Skënderbeut është rikthyer në Korçë dhe po vijon procesin e rikuperimit, teksa nuk ka asnjë përmirësim nga fizioterapia.

Kalcifikimi në kavilje është më i rëndë sesa pritej, me 27 vjeçarin që mungon prej 7 javësh kampionat.
Mbrojtësi për disa javë zhvilloi fazën e rikuperimit jashtë vendit, duke mos pasur asnjë rezultat për kthimin në fushë.

Tanimë është në dorë të klubit për të vendosur nëse mbrojtësi do duhet të operohet ose jo, çka do thotë mbyllje e sezonit.

Korçarët janë në fazën më të nxehtë të sezonit, duke mbajtur vendin e fundit në klasifikim. Trajneri Skënder Gega duket se nuk do ketë për ndeshjet e mbetura Meksin, që nuk është rikuperuar./newsport/