Pavarësisht përpjekjeve dhe dëshirës për të qenë në fushën e lojës ndaj Partizanit, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, nuk ia del të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e parë të Kupës.

As dje, mbrojtësi nuk ka arritur që të jetë i plotë, pasi e ka ndier sërish dëmtimin e pësuar në gju.
Nisur nga kjo, stafi teknik po i bën llogaritë pa kapitenin edhe kësaj here.

Mbrojtësi i djathtë mungon që nga sfida e fazës së tretë me Partizanin në kampionat. Edhe pse u mendua se do të ishte gati për ndeshjen e Kupës, shanset që të jetë në fushë janë të pakta.

Gurishta pritet të jetë mungesa e vetme, ndërsa nga dëmtimet janë rikuperuar Jonuzi, Latifi dhe Da Silva që do të jenë gati për “demat”.