Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz nga Maqedonia e Veriut sot ka dhene nje interviste per gazetarin Simon Shkreli gjate edicionit te lajmeve ne TV Rozafa ku ka folur per shume gjera. Te plote intervisten me te, mund ta ndiqni me poshte:

– Përshendetje Zoti Jonuz, si jeni?

-(Ne Shqip) Mirë, cdo gjë është mirë!

-Si është shëndeti juaj, i familjes dhe në përgjithësi si është situata tek ju?

– Këtu është situata e njëjtë si në Shqipëri.vetëm se këtu masat janë marrë 1 javë më pas se u morën në Shqipëri, ora policore, dhe ndalimi i lëvizjes, mbajtja e maskave dhe dsitanca sociale. Si në gjithë botën njëjtë.

-Do thotë që edhe atje keni këto masat, orarin e lëvizjes?

– Gjithcka është thuajse njëlloj, një orë më pak apo më shumë, cdo gjë njëjtë. Kemi pasut tani këtë fundjavë katër ditë karantinë totale, dhe sot deri pasdreke në ora 16:00 është liri dalje dhe më pas të gjithë në shtëpi!

-Po Ju si e kaloni këtë kohë?

– Më së shumti në shtëpi, pak në punë, sepse është biznesi i tillë i cili duhet të punoi, janë materlaje dezinfektimi dhe gjëra tjera, ambalazhime të paketimeve, kimikate, kështu që jemi të detyruar që me 50% të kapacitetit të punojm.

– Pra ju e gjeni mënyren të dilni nga shtëpia, dhe të merreni me dicka?

Jonuz: Po, normalisht shkojmë nga dy tre orë në punë, jemi të detyruar të shkojmë, ruhemi, normal ruajmë distancën, pastaj gjithashtu kur kthehemi në shtëpi, duhet të kryejm gjitha masat që bashkëshortja urdhëron, kështu që duhet të jesh i displinuar, gjithësesi je i detyruar të kesh displinë.

– Do thotë që në këtë kohë gjeneralët në shtëpi janë bashhëshortet?

– Gjithmonë janë gjeneral, jo vetëm tani.

= Zoti Jonuz, Nje muaj e gjysem pa futboll, do te jete e veshtire për ju si per ta risjelle vllazninë serish ne forme?

-Ne kemi përfunduar me 12 mars, dhe nga 12 marsi qe 40 ditë, do ketë shtyrje me siguri edhe rreth 10 ditë sepse nuk e di kur mund të rifilloi, nuk besoj se do jetë shpejtë, situata është e vështirë, unë jam në kontakte me bashkëpunëtoret e mij në Shkodër, me Administratorin Lici, presim vendimin e qeverisë.

Ju kemi dhëne një program stervitor lojtarëve dhe ndihmës trajnerëve tanë, që ta zbatojnë. Që të jenë aktiv sa të munden, në këtë situatë dhe cka mund të bëhët individualisht. Por sipas mendimit tim është shumë e vështirë. Sepse jo gjithë futbollistët i kanë kushtet për stërvitje.

– Ju a keni mbajtur kontakte me lojtaret dhe cila eshte gjendja fizike e tyre?

Jonuz: Të gjithë diçka bëjnë, dikush më pak dikush më shumë, por kur stërvitësh individualish është problem, sepse futbolli është sport kolektiv, ju e dini se cdo gjë duhet të bëhët në grup. Ajo që po bëjënë sportistët tani është vetëm për të mbajtur formen personale. Por cfar mundet individualisht të bëjë kur është në ambient të mbyllur, apo në apartament.

Ose vetëm nëse ndonjë ka oborrin e shtëpisë, dhe të mund të bëjë dicka, por këtë nuk e kanë të gjithë. Kështu që cdo gjë që bëjnë është e detyrueshme që të mund të mbajnë një llojë forme fizike deri në 30%.

– A frikësoheni Ju që ndonjë nga futbollistet, të cilët është dashur të punohet më shumë me ta për shkak të formës së tyre të dalin plotësiht nga forma fizike?

– Të gjithë do dalin nga forma sportive. Por ata janë profesionistë, jetojnë nga sporti dhe do duhej të kenë kujdes për vetën. Sa mundemi në në grupin tonë në vatsap të japim instrukcionet, kjo është njëra anë, por individualisht secili lojtar duhet të mbajë formen e vetë. Dhe më se paku që mundët të bëjë, është aeropi, dhe vrapim, nëse mundet pasdite varësisht nga kushtet të bëjën disa ushtrime fizike. Asgjë tjetër nuk është e mundur të bëhët.

– Sa kohë mendoni se ju duhet kohë që të ktheni skuadren në formë të mirë, nëse në fillim të majit apo deri në fund të majit të nis superliga?

– Duke qenë se dita është zgjatur, nëse ne grumbullohemi në një kohë të caktuar, do kishim kohë që të bëjmë nga dy seanca stërvitore në ditë. Pasi dita është e gjatë dhe do kishim shumë hapësirë të stërvitemi nga dy herë në ditë dhe për rreth 15 ditë do arrinim që deri në 70% të jemi gati.

Gjatë ndeshjeve lojtarët do detyroheshin të shtonin forcen e tyre, ndërsa ne do ishim të detyruar të bënim më shumë ndryshime për freskimin e skuadres dhe rikuperimin. Një pjesë e skuadres do luante njërën ndeshje, pjesa tjetër ndeshjen tjetër me disa ndryshime, sepse do ishim të detyruar të bëjëm këtë pasi do vinte deri tek dëmtimet.

Do thotë se për 15 ditë 70% e skuadres do jetë gati?

– Ne kishim në gusht vjet 20 ditë përgatitje dhe kishim përgatitje solide.


– Nëse kampionati nuk fillon deri në fund të majit, pasi ende nuk dihet nëse do rinis, apo do ndërpritet plotësisht Ju keni propozuar nje kampionat te ardhshem me 14 skuadra. Pse mendoni keshtu?

– Sepse nëse kështu mbyllet kampionati, është mbyllje jo sportive. Të gjithë ne kemi shpresa që dicka mund të bëjmë në fund të kampionatit dhe Kupes. Gjithashtu do jetë një dëm i madh që edhe kategoria e parë që luftojnë të futen në superligë, edhe i pari dhe i dyti që janë tabelen e klasifikimit.

Dhe nëse ndërpritet atëherë nuk do jetë një fund sportiv. Prandaj unë propozoj që të jenë 14 skuadra, ku të gjithë do mbesin asnjë të mos bie nga kategoria. Dhe dy skuadrat e para të kategorisë së parë të ngjiten në superligë. Duke bërë që kampionatin e ardhëshem ta nisnim me 14 skuadra dhe do luhej sipas sistemit me tre faza , më pas përfundimit të fazës së tretë, dy nga 14 skuadra do binin nga kategoria.

Ky është propozim i imi që do duhej të ndahej kategoria në dy grupe në Play Out dhe Play Off. Që me 12 skuadra do kishte kualitete të mjaftueshme që 6 të parat do luanin për vendin e parë, 6 të dytat do luanin për mbijetësë, dhe në fund sërish do binin dy skuadra dhe kështo do vinim përsëri në 10 skuadra. Kjo është dicka ideale duke pasur solidaritet për gjitha skuadrat në Superligë dhe ato në kategorinë e dytë.

Sepse të gjithë kanë investuar para, të gjithë kanë luajtur 8 muaj dhe tani në fund nëse nuk luajnë, do ishte jo korrekte. Propozimi im është që Kryesia e Federatës Shqiptare të Futbollit të zgjëroj kategorinë që të rregullohen punët disi, që të gjitha skuadrat të kenë sado pak sadisfakcion.

Nuk do ishte keq që krahas kampionevë të dy grupeve të kategorisë së parë, Beslidhja, Pogradeci, Lushnja nuk e di saktë se kush janë në vendin e parë dhe të dytë në kategorinë e parë, të ngjiten në superligë, kjo gjë do rris kualitetin. Kështu që asnjë e keqe nuk ka në këtë propozim. Kurse kështu nëse ndërpirtet kampionati dhe vendoset tabela e njëjtë e klasifikimit do ishte shumë e pa drejtë. Sepse e gjitha është ajo cfar arrihet në fushen e lojes dhe vetëm aty është kënaqësia.

– Pra ju mendoni se kjo do jetë mënyra më e mirë si për skuadrat, lojtarët dhe për sportin?

– Normalisht sepse ja tani kemi edhe Kupen, nëse nuk luhen as ndeshjet e Kupes, atëherë do krijohet një dëm i madh nëse nuk përfundon. Nëse nuk luhet kampionati atëherë duhet të zgjaten kontratat, sepse nis sezoni i ri, të luhet kampionati i ri, të bëhën përgatitjet për kampionatin tjetër dhe e gjithë kjo do përfshihet nga kaosi.

Prandaj është më së miri, nëse është e mundur që sa më parë, nëse lejon qeveria dhe stafet mjeksore të kryhet ky kampionat me një ritëm të shpejtë, me nga një ndeshje në cdo tre ditë, me qëllim që të përfundoj. Kurse për Kupen ti lihet Federatës që të vendos nëse do bëhët me një ndeshje apo dy ndeshje që të përfundoje.

– Folët për kontrata?

– Me 30 maj të gjithëve u skadojnë kontratat dhe ata nuk kanë më asnjë obligim ndaj skuadres të rrinë më gjatë, që të jenë këtu edhe në qershorë apo edhe në gusht. Duhet të bëhën përpjekje që të përfudoi gjithcka deri në qershor.
Simoni: Pra kjo do ketë një ndikim negativ edhe tek lojtarët e tjerë, pjesa më e madhe e tyre kanë luajtur bashkë për 8 muaj, një pjesë tjetër erdhen në janar dhe sapo filluan të ambientohen.

Dhe po thoni se do kishte probleme që nëse këta që u mbarojnë kontratat nuk do vazhdonin të jenë pjesë e skuadres?

-Udhëzimet e FIFA-s dhe Federatës janë që mund të shtyhet edhe një muaj, kjo do ishte deri me 1 korrik. Kështu që cdo gjë do kryhej. Unë dua të sinjalizoj se ne punonjësit sportiv dhe futbollistet gjithashtu janë punonjës sportiv, dhe se ne të gjithë varemi nga ajo që bëjmë në fushen e lojës. Duke qëndruar kështu në shtëpi nuk bënë asgjë, nuk ke kushte të nisësh kampionatin, që janë deri tani 40 ditë pa asnjë aktivitetet dhe është shumë e vështirë të arrihet deri në fund.

Nëse pas 1 majit do fillonte të ketë ndonjë aktivizim, dhe situata nga koronavirusi të jetë më e lehtë. Më e mira do ishte të luhej pa tifoz, cdo të tretën ditë në ndeshjet e kampionatit dhe të kupës të unifikohen në një dhe të kryhet cdo gjë.

– Unë ju falenderoj për kohën dhe mundësinë, dhe shpresojmë që propozimi i juaj të merret parasysh që sic thatë edhe ju cdo gjë të përfudoi në mënyren më sportive dhe jo ndryshe.

– Unë gjithashtu shfrytëzoi rastin të përshëndes gjithë shqiptarët, Shkodranët e mi. Dhe gjithashtu një përshëndetje të madhe administratorit të Vllaznisë, sportistëve të mi, gjithë tifozëve të Vllaznisë, të jemi të gjithë bashkë të duke e mundur këtë sëmundje atëherë cdo gjë do jetë në rregull. Dhe shpresoj që shumë shpejt do shihemi.
Intervistoi:Simon Shkreli