Gaetano Castrovilli është zbulimi i sezonit dhe njeriu i momentit në shtëpinë e Fiorentinës. Pas golit ndaj Milanit i pari për të në Serie A, mesfushori i talentuar italian u bë protagonist në mesjavë teksa në Mapei Stadium udhëhoqi Fiorentinën drejt një fitoreje me përmbysje ndaj Sassuolos fillimisht me golin që barazoi shifrat dhe më pas me asistin për Milenkovic i cili i dha fitoren skuadrës vjollcë.
Që Castrovilli po kalon një moment të artë kjo tashmë dihet pasi disa javë më parë ai rinovoi zyrtarisht kontratën me Fiorentinën duke u shpërblyer nga drejtuesit e klubit për formën që po shfaq.
Shumë shpejt do të vijë edhe thirrja në kombëtaren italiane nga trajneri Mancini ndërkohë që në këtë rritje të jashtëzakonshme të Gaetanos një meritë e ka edhe 24-vjeçarja Rachele Risaliti tifoze e Fiorentinës e zgjedhur Miss Italia në vitin 2016-të.
Rachele është e fejuara e Gaetanos teksa të dy janë njohur nëpërmjet një miku të përbashkët ndërsa kanë dalë hapur duke shfaqur në publik lidhjen e tyre të dashurisë.