Miss-i shqiptar Cindy Marina do të jetë prezantuesja e Serie A në Shqipëri dhe Kosovë. Këtë lajm e ka dhënë vetë Cindy me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Instagram”, ku ka shkruar:
“Ndihem shumë e lumtur të ndaj me ju udhëtimin që po nisim së bashku….. si Ambasadore e Oversport, do të kem privilegjin të prezantoj Serie A dhe sportet e tjera përgjatë sezoneve 2021-2024.
Për herë të parë do të sjellim atmosferën e stadiumeve të Serie A në shtëpitë tuaja. Shqipëria dhe Kosova do të kenë zërin e tyre live në kampionatin më të mirë Europian!”.
Kujtojmë që Cindy, në vitin 2019 u shpall “Miss Universe Albania”, ndërkohë ajo është edhe pasuesja titullare më e re e kombëtares së volejbollit shqiptar të femrave, ku ka debutuar që në moshën 17-vjeçare.
![Screenshot 2021-08-29 at 14-23-00 Ndihem shumë e lumtur , miss-i shkodran lidh kontratën e fuqishme me Serinë A dhe zbulon[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/08/Screenshot-2021-08-29-at-14-23-00-Ndihem-shume-e-lumtur-miss-i-shkodran-lidh-kontraten-e-fuqishme-me-Serine-A-dhe-zbulon...-1068x534.png)








