Pas katër ditësh, Vllaznia në futboll për femra do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj kampiones italiane Juventus. Një sfidë shumë e rëndësishme për ekipin shkodran që vjen në kuadrin e ballafaqimeve të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të Europës.

Megjithatë për trajnerin Nikolin Leka, përpos kënaqësisë së përballjes me një emër kaq të madh në futbollin europian si Juventus, edhe Vllaznia do të ketë objektivat e saj dhe për këtë arsye, do të synojë të marrë një rezultat sa më pozitiv në takimin e parë ndaj këtij kundërshtari.

Nje gje te tille ai e ka bere te ditur ne nje prononcim per kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube, teksa eshte ndalur gjate tek ndeshja e se merkures ndaj Juventusit per te cilen ka thene:

“Juventusi eshte nje emer i madh i futbollit europian e boteror, por edhe ne jemi Vllaznia, do bejme punen tone. Ne nuk do te hyjme ne fushe thjesht per ta kryer ate ndeshje, por per te treguar vlerat tona me te mira dhe pse jo te synojme edhe kualifikimin”.

Ndeshja Vllaznia- Juventus do të luhet të mërkurën më datë 1 shtator ora 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet në Torino pas një jave dhe në përfundim të saj do të përcaktohet ekipi që do të kalojë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës.

Te plote intervisten me trajnerin Nikolin Leka, mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: