Nuk ka mbushur dy vite në stolin e Teutës por u ka dhuruar durrsakëve katër trofe. Eduard Martini, trajneri shkodran edhe njëherë gëzoi me të tijtë duke ngritur një tjetër trofe të rëndësishëm dje. Teuta mposhti 3-0 Vllazninë në finale, duke merituar Superkupën e Shqipërisë.

Në Durrës e dinë sekretin e suksesit dhe ky quhet Edi Martini. Qysh prej 15 dhjetorit 2019 kur mori drejtimin e skuadrës, Martini I ka çuar të tijtë katër herë te trofeu. Një Kupë Shqipërie, dy Superkupa dhe një titull kampion në Superligë.

Në 76 ndeshje të drejtuara, Martini ka marrë mesatarisht 1.78 pikë për ndeshje. Statistika të mira po të mendojmë vështirësitë e kampionatit. Dikush mund ta quante të larguar pas ekspereincës jo të favorshme në Europë, megjithëse shanset kundër Shamrock ishin.

Shkodrani pa shumë bujë dhe në qetësi ia ka dalë që në më pak se dy vite në stolin e Teutës të bindë edhe më skeptikët, teksa në fund rëndësi kanë katër trofetë e fituar./newsport/