Ka mjaftuar një intervistë në “Shkodra Sport” dy ditë më parë e tifozit të njohur të Vllaznisë Sheri Snaiperi (Sherif Fregjaj) dhe grupimi i tifozëve që ai përfaqëson- “Power 12” ka gjetur sponsor.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë ky tifoz që për gazetën tonë ka konfirmuar lajmin në fjalë teksa na shkruan: “Dua të falenderoj gazetën “Shkodra Sport” sepse pas intervistës së unë dhashë për të, më ka kontaktuar përfaqësuesi i një kompanie që merret me tregtimin e ujit, pikërisht Uji “Dea”.
Ai më ka bërë të ditur se do të bëjë dhuratë bluzat e reja të tifo- grupit “Power 12″. Do të jetë këto ditë në Shkodër dhe do të mbyllim marrëveshjen. Unë shpresoj që ky të jetë hapi i parë i një bashkëpunimi edhe me kompani të tjera për të na mbështetur në pasionin tonë për Vllazninë”.
Sheri Snaiperi në prononcimin e tij deklaronte se harxhonte një pjesë të mirë të rrogës që përfitonte duke punuar në një kompani private, për të blerë materiale që duhen për ndeshjet e Vllaznisë si fishekzjarre, flakadanë etj.
Kjo mesa duket i ka bërë përshtypje kompanisë së mësipërme që ka vendosur t’i vijë në ndihmë këtij grupimi të tifozëve të Vllaznisë që vazhdon ta mbështesë fuqishëm skuadrën, ndonëse e ka të pamundur të jetë në stadium gjatë kësaj periudhe të pandemisë./SHKODRA-SPORT.COM/