Nje gol i mbrojtesit Brendos Smajli qe ne minuten e 13-te te ndeshjes i ka mjaftuar Vllaznise U21 qe te marre nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Shenkollit.

E planifikuar per t’u luajtur diten e djeshme, ajo u shty per arsye te kushteve atmosferike dhe per rrjedhoje u luajt sot po ne fushen e Shenkollit.

Ne minutat e para te ndeshjes shkodranet kane fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga Smajli, por po ky futbollist ne minuten e 37-te do te ndeshkohej me karton te kuq duke e lene ekipin shkodran me nje futbollist me pak ne fushen e lojes.

Pavaresisht kesaj, Vllaznia U21 ka arritur te rezistoje dhe te ruaje avantazhin deri ne vershellimen perfundimtare te takimit qe kesisoj u mbull me fitoren e saj me rezultatin e ngushte 1-0.

Me kete trepikesh, Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 30 pike dhe mban serish vendin e trete ne renditje. Te henen ajo do te prese ne Shkoder ekipin Akademia e Futbollit dhe padyshim qe objektivi do te jete fitorja e rradhes./SHKODRA-SPORT.COM/