Nga Gjergj KOLA

Boksieri shkodran Kristian Demaj merr fitoren e gjashte ne boksin profesionist. Mbremjen e djeshme ne EWS Arena te Goeppingen ai ka fituar ndaj gjermanit me origjine turke Koeksal Orduhan duke siguruar ne kete menyre nje tjeter sukses ne ringun gjerman.

Ndeshja eshte zhvilluar ne nje atmosfere shume festive dhe per Demajn ka patur shume mbeshtetje nga shqiptaret e shumte qe jetojne ne kete vend. Ai e ka dominuar te gjithe perballjen nga raundi i pare dhe deri ne fund te raundit te katert.

Orduhan ka qene shpeshhere prane nokautit por ia ka dale te rezistoje, por jo humbjes sepse ne fund gjyqtaria ia ka dhene fitoren Kristian Demajt me rezultatin e paster 4-0. Kaq ka mjaftuar qe boksieri shkodran te valevise flamurin shqiptar ne ring.

Fitorja e mbremshme eshte e gjashta per te ne tete ndeshjet e zhvilluara ne boksin profesionist, nga te cilat dy i ka fituar me nokaut, nderkohe qe ka edhe dy humbje. Kristian Demaj para ndeshjes se djeshme renditej i 183-ti ne bote, por pas kesaj fitoreje, sigurisht qe do te ngjitet me lart.

Perditesimi i renditjes do te behet dy- tre ditet e ardhshme dhe me siguri qe ai do te shkoje me lart, por 32 vjeçari shkodran nuk ka nder mend te ndalet ketu sepse ambicjet dhe objektivat e tij jane per shume me lart.