Vllaznia U21 merr nje tjeter fitore ne kampionat, kjo e sotmja ishte e katerta rradhazi dhe vazhdon te ruaje pozitat e saj ne vendin e dyte te renditjes. Pasditen e sotme ajo ka fituar 1-0 ndaj Partizanit ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e ri te te kuqve.
Fatin e ndeshjes e ka vendosur nje gol i shenuar nga futbollisti Eraldo Dede qe ne minuten e 31-te te ndeshjes. Me pas, pavaresisht perpjekjeve dhe rasteve te te dy ekipeve, nuk ka patur gol tjeter dhe kesisoj ai eshte mbyllur me fitoren e ngushte te kuqebluve.
Skuadra shkodrane e nisi kete ndeshje me Shkozen ne porte, per te vazhduar me Pekun, Moleci, Pusi, Bushaj, Leka, Dulaj, Muliu, Bizi, Dede dhe Osmanin. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Aliu, Pishinxa, Alivoda, Spahija e Troshani.
Me fitoren e sotme, Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 57 pikeve duke u renditur e dyta dhe eshte e shkeputur me 4 pike nga Dinamo e cila mban vendin e trete, nderkohe qe Bylis prej dy javesh ka festuar titullin kampion te kesaj grupmoshe.
Javen e ardhshme Vllaznia do te prese ne Shkoder ekipin e Teutes, ndersa ne javen e fundit te kampionatit do te udhetoje drejt Rrogozhines per te luajtur ndeshjen permbyllese ndaj Egnatias. Ne keto dy takime, objektivi i djemve te drejtuar nga trajneri Sibson padyshim qe do te jete fitorja dhe ruajtja e vendit te dyte te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/