Terbuni rikthehet tek fitorja. Pasditen e sotme ai ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj Beses ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes. Ne kete menyre, pavaresisht se dje trajneri i Beses Dorian Bubeqi deklaroi se do t’i shenonte Elvin Beqirit, ka ndodhur e kunderta.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi Vilfor Hysa qe ka shenuar te vetmin gol te ndeshjes. Kjo eshte ne fakt gjeja kryesore qe pritet prej ketij lojtari i cili ka nje pervoje te madhe ne futbollin shqiptar.

Ky ishte goli i pare i Hyses me fanellen e Terbunit dhe ne kete menyre sherbeu per t’i dhene tre pike pukjaneve, ne nje ndeshje shume te veshtire.

Me kete fitore, Terbuni eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve por ajo qe eshte shume interesante per kete ekip eshte golaverazhi i saj.

Ai eshte ekipi qe ka shenuar me pak gola deri me tani ne kampionat, vetem 4, nderkohe qe eshte edhe ekipi qe bashke me Bylisin kane pesuar me pak gola, vetem 3.