Të shtunën e ardhshme do të zhvillohet  edicioni I rradhës I kupës “Agim Tafili” në çiklizëm. Ky do të jetë edicioni I tretë I kësaj kupe, që zhvillohet në nderim të legjendës së këtij sporti të ndarë nga jeta pikërisht tre vite më parë. Federata Shqiptare e Çiklizmit nuk ka hequr dorë nga organizimi I saj pavarësisht vështirësive financiare dhe sapo I është hapur fondi nga Ministria përkatëse, menjëherë ka vendosur që më 6 gusht ta zhvillojë atë. Itinerari I kësaj gare do jetë ai Tiranë- Shkodër dhe në të do të marrin pjesë sportistët më të mirë të vendit.

Lajmi konfirmohet nga sekretari I kësaj Federate Alfred Tahiraj, I cili ka lajmëruar edhe ekipet e vendit për këtë gjë. Njoftimi ka mbërritur edhe në klubin shkodran dhe trajneri I ekipit të Vllaznisë Sabaudin  Hoxha bashkë me çiklistët e tij po bëhet gati për të marrë pjesë në këtë kupë që organizohet në nderim të një figure të madhe të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar. Duhet thënë se ekipi I Vllaznisë ka qenë në prag të shkrirjes megjithatë kohët e fundit ka lëvizuar diçka duke u bërë një riorganizim I ri dhe prej tij tashmë mendohet që gjërat të marrin rrugën e duhur. Marrja pjesë në kupën “Agim Tafili” sigurisht që do jetë një nxitje më shumë për ta.

Gjergj KOLA